Gjysma e fëmijëve të regjistruar të rregullt do të shkojnë në kopshte nga shtatori, kanë njoftuar prindërit

Prindërit e gjysmës së fëmijëve të regjistruar në kopshte, në të gjithë vendin, kanë raportuar se ata kanë nevojë për përkujdesje për fëmijët e tyre nga shtatori, për kur paralajmërohet rihapja e tyre.

Që nga fillimi i këtij muaji, punonjësit në kopshte i kanë njoftuar prindërit se po përgatiten që përsëri të fillojnë punën dhe kanë kërkuar që të informojnë nëse fëmijët e tyre do të kenë nevojë për përkujdesje. Për të zbatuar protokollin e punës i cili parashikon numër të zvogëluar të fëmijëve, prindërit e vetëm dhe ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia kanë përparësi, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“Sipas të dhënave që kemi marrë nga kopshtet dhe komunat, nevoja për kujdes të fëmijëve në këtë periudhë është 50 % e numrit të përgjithshëm të fëmijëve të regjistruar. “Kopshtet janë ato që e organizojnë punën në kopsht sipas protokollit, ndërsa komunat duhet të gjejnë një mënyrë, përkatësisht kapacitete shtesë hapësinore ose të përshtatin ambiente për akomodim edhe të fëmijëve tjerë, të cilët janë regjistruar ose janë në listat e pritjes”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas protokollit për punën e kopshteve që Qeveria e miratoi më 29 maj të këtij viti, grupet për fëmijë deri në moshën 2 vjeç duhet të kenë maksimum 6 fëmijë, ndërsa grupet për fëmijë nga 3 deri në 10 vjeç duhet të kenë maksimum 15 fëmijë.

Ng a ministria sqarojnë se përparësi në këtë periudhë për të ndjekur kopshtin e fëmijëve do të kenë fëmijët e prindërve të vetëm dhe fëmijët e dy prindërve që janë të punësuar, të cilët do të duhet të sjellin vërtetim nga institucioni se nuk mund të punojnë nga shtëpia. Vendimi për përkujdesje të fëmijëve tjerë dhe regjistrim të fëmijëve tjerë do të merret nga vetë kopshti, nëse kanë grupe me më pak fëmijë sesa parashikohet në protokoll dhe nëse kapacitetet hapësinore e lejojnë atë.

“Duke e pasur parasysh seriozitetin e pandemisë dhe përhapjen e virusit, si ministri kompetente u bëjmë thirrje të gjithë prindërve, të cilët kanë mundësi të kujdesen për fëmijët e tyre në një mënyrë tjetër, t’u japin përparësi atyre prindërve që duhet patjetër të jenë të pranishëm në punë dhe nuk kanë ku t’i lënë fëmijët e tyre”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ende nuk është vendosur kur do të hapen kopshtet. Në takimin e 12 gushtit midis përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Punës dhe Politikës Sociale me Komisionin për Sëmundje Infektive, u kërkua të jepni informacione për atë sa fëmijë janë regjistruar për përkujdesje. Që atëherë, kjo çështje nuk është diskutuar, as nuk është vendosur se kur kopshtet do të fillojnë të pranojnë fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button