OBSH-ja ka filluar bisedimet me Moskën, për të shqyrtuar vaksinën ruse kundër Kovid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, kumtoi se ka filluar bisedimet me Rusinë në përpjekje për të marrë më shumë informacion mbi vaksinën eksperimentale kundër Kovid-19, të cilën Moska e aprovoi së fundmi.

Javën e kaluar, Rusia ishte e para në botë që licencoi vaksinën kundër koronavirusit. Sidoqoftë, shkelje e madhe e protokollit shkencor është se vaksina nuk ka kaluar provën e nevojshme klinike të zgjeruar para licencimit, e cila është e nevojshme për të dëshmuar efektivitetin e saj.

Autoritetet ruse pretendojnë se vaksina do të sigurojë imunitet të qëndrueshëm ndaj Kovid-19, por nuk kanë ofruar prova.

Ketrin Smollvud, zyrtare e lartë e OBSH-së përgjegjëse për gjendje të jashtëzakonshme, tha që OBSH-ja kishte filluar “bisedime të drejtpërdrejta” me Rusinë dhe se zyrtarët e KB-së kishin njoftuar Moskën për “një seri hapash dhe informacionesh të nevojshme nga OBSH-ja për të vlerësuar” vaksinën.

Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge deklaroi që OBSH-ja e mirëpriti përparimin në zhvillimin e të gjitha vaksinave, por se secila duhet të paraqesë provën klinike, transmeton MIA.

Kluge theksoi se Rusia ka histori të gjatë të zhvillimit dhe përdorimit të vaksinave, përfshirë kundër etheve të verdha dhe paralizës fëmijërore.

“Shqetësimet për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave nuk zbatohen vetëm për Rusinë, por për të gjithë ata që janë duke zhvilluar vaksinë”, tha Smollvud.

Ajo konfirmoi se OBSH-ja po tenton ta përshpejtojë zhvillimin e vaksinave kundër koronavirusit, por tha se megjithatë “thelbësore është që të mos shkohet rrugës së shkurtër kur bëhet fjalë për sigurinë apo efikasitetin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button