Daçiç: Serbët në veri, të veçantë

Kryeministri serb, Ivica Dacic ka sqaruar se gjatë gjysmës së partë të këtij viti në dialog do të përfshihet “çështja e paralelizmit të institucioneve në veri të Kosovës”.

“Është kristalizuar se duhet shikuar që të zgjidhet çështja e paralelizmit të institucioneve dhe që serbët në veri të jenë diçka e veçantë në krahasim me pjesët tjera në Kosovë dhe ne duhet të jemi të gatshëm për negociata në këtë temë. Për të gjitha që do të flasim këto ditë, është një pikëpamje se si e gjithë kjo mund të funksionojë në kushtet kur ajo është një zgjidhje e përkohshme”, ka sqaruar Dacic.

Kjo temë, ka paralajmëruar ai do të hapet gjatë takimit të tij me Hashim Thaçin e Catherine Ashtonin, më 17 janar.
Disa analistë, njofton Tanjug, parashohin se gjatë gjysmës së parë të këtij viti në tryezë mund të gjendet edhe ndonjë trajtë e marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh, transmeton “Koha”.

Edhe drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dusan Janic thotë se gjashtëmujori i parë është vendimtar për negociatat që do mbaronin me një marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh e jo edhe për njohje të Kosovës.

Zgjidhje të përshpejtuar të problemeve pret edhe ish –ambasadori serb në Berlin, Ognjen Pribicevic.

Sonja Liht, aktiviste për mbrojtje të të drejtave të njeriut, mendon se zgjidhja e problemeve është në interes të Serbisë e jo vetëm të Kosovës e serbëve në veri.

Lajme të ngjashme

Back to top button