FOTO LAJM Çair, gropa që mund të gëlltit dhe njerëz

Kjo është gropa e tmerrshme në komunën e Çairit, më saktë në rrugën “Hristjan Todorovski Karposh” si pasojë e së cilës së paku disa vetura në ditë pësojnë duke iu plasur goma.

Ingerencat për këtë rrugë i ka komuna e Shkupit, por sidoqoftë, nëse nuk sanohet nga personat kompetentë, a thua vallë një ditë do të gëlltit dhe njerëz?

Foto nga një lexues i Portalb. “Viti i ri me probleme të vjetra” thotë ai. 

Për rikujtim, para disa muajve Portalb bëri një dokumentim me video për krahasim mes rrugëve të Çairit dhe të Aerodromit, klikoni linkun: Një qytet dy realitete, ky është Shkupi 

 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button