Tetovarët frikësohen nga “korona klasteri bankar” për shkak rrëmujave të mëdha, pasi u mbyll Eurostandard Bank

Mbyllja e “Eurostandard Bank” i detyroi tetovarët që prej në mëngjes të mblidhen përpara bankave tjera në qytet që të hapin llogari të reja bankare. Por, ajo që po ndodh përpara bankave është shqetësuese. Dhjetëra e dhjetëra njerëz, të ngjitur afër njëri tjetrit, disa me maska e më së shumti pa maska, presin në radhë që të hyjnë në banka dhe të kryejnë punë, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Përpara disa bankave ka shërbim për mbajtjen e rendit, por ata vetëm kujdesen që klientët të hyjnë në banjë në nga një dhe fare nuk kujdesen që jashtë të mbahet distanca dhe mbajtja e maskave, ndërkaq në disa banka nuk ka fare radhitje dhe hyn kush të mundet, apo kush është më i fuqishëm që të shtyhet dhe të del i pari.

Qytetarët të cilët nëpërmjet Eurostandard Bank kanë marrë ndihmë sociale, shtesë për mbrojtje të fëmijëve dhe kujdes familjar deri më 25 gusht duhet që të hapin llogari të reja. Depozitat e qytetarëve në Eurostandard Bank janë të siguruara dhe do të paguhen nga Fondi i Sigurimit të Depozitave, a pagesa do të fillojë në afat prej 20 ditëve, pasi që më 12 gusht Banka Popullore e Maqedonisë e shfuqizoi lejen për themelim dhe punë të bankës.

“Kam ardhur një orë e gjysmë përpara hapjes së bankës që të zë rend. Më dhanë numër, isha i 60-ti me radhë. U ktheva kur e hapën bankën, por atëherë më thanë se kanë dhënë numra tjerë dhe ja tani po pres, a fare nuk e di nëse sot do të kryej punë. Njëherë hyhet me numër pastaj pa numër, kaos i vërtetë”, thotë një tetovar duke pritur rend.

“Nuk ka kurrfarë rendi, kush vjen menjëherë shtyhet që të hyjë i pari, nuk respektohet askush. A mos të flasim për atë që nuk respektohen masat për mbajtje distancë dhe maskë. Ja e shihni edhe vetë si sillen shumica e njerëzve”, thotë një tjetër.

“Patjetër të vazhdohet me afatin për nxjerrjen e llogarive bankare në banka tjera, nuk mundemi për dy-tre ditë të mbarojmë punë. Kështu vetëm krijohen rrëmuja dhe shumë lehtë und të paraqitet edhe një klaster infektimi, ky do të jetë klasteri bankar”, reagojnë shumica e qytetarëve të nervozuar të cilët prej mëngjesit presin radhë që të nxjerrin llogari të re bankare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button