RMV, nesër skadon afati për regjistrimin e agjencive turistike në platformën “Pushime në vend”

Agjencitë e licencuara turistike që duan të punojnë me vauçerët për turizëm, deri nesër, 10 gusht, mund të regjistrohen në platformën “Pushime në shtëpi”. Në këtë mënyrë, qytetarët që kanë marrë vauçerë turizmi, përveç në kapacitetet e akomodimit, do të jenë mund të përdorin edhe vauçerë përmes agjencive të udhëtimit që do të regjistrohen në platformë.

Që të plotësojnë kushte për qasje në platformë, agjencitë turistike duhet të kenë licencë të vlefshme pune të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë dhe ta bashkëngjisin atë në platformë, njofton MIA.

Agjencitë që janë regjistruar më parë në platformën “Pushime në vend”, dhe i plotësojnë kërkesat (kanë licencë të vlefshme) do të aprovohen automatikisht nga Ministria e Ekonomisë.

Agjencitë turistike mund të ofrojnë akomodim, por gjithashtu përfshijnë edhe shërbime shtesë siç janë transporti drejt qendrave turistike, ekskursione, udhëzues, shëtitje.

Siç komunikoi Ministria e Ekonomisë më 5 gusht, mbi 8.400 vauçerë janë përdorur për 20 ditë pas fillimit të masës së vauçerë për turizëm në vend. Qytetarët do të mund t’i përdorin vauçerët deri më 15 dhjetor të vitit 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button