Kosovë, mbi 200 persona mbesin pa pensione

Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, ka mbetur e mbyllur që nga dita kur në krye të Qeverisë ka ardhur Avdullah Hoti. E mbyllja e kësaj zyre, ka bërë që familjarë të Dëshmorëve, invalidë e veteranë të Luftës nuk po kanë mundësi që të pajisen me dokumentacionet që i lëshon kjo zyre, duke e pamundësuar familjarëve të tyre që ta marrin pensionin që e gëzojnë nga shteti.

Kërkesën për hapjen e saj, e ka bërë deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, i cili në kohën kur me vendin qeveriste Ramush Haradinaj, ka qenë drejtor i kësaj zyre, transmeton Zëri.

Syla ka thënë se më shumë se 200 persona po kërkojnë që të pajisen me dokumentacionin që i lëshon kjo zyre, për të cilët thotë se kanë mbetur pa pensione.

“Unë sot kam ardhë këtu pranë kësaj zyre me shpreh një shqetësim përshkak se kjo zyre është jofunksionale dhe po iu mohon të drejtën e mbi 200 pjesëtarëve të kategorive të dala nga lufta që të pajisen me dokumentacion që ju takon siç e parasheh ligji që të gëzojnë benificionet. Kjo zyre është mbyllur që nga koha me vendin qeverisë Avdullah Hoti”, tha ai, teksa tha se ka marrë iniciativa edhe më herët që të hapet kjo zyre.

Syla ka thënë se ka dërguar disa herë shkresa që të hapet kjo zyre, por që thotë se porosia e tij ka shkuar në vesh të shurdhër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button