Messi ka refuzuar super ofertë ?!
Mediat spanjolle dhe konkretisht “Mundo Deportivo” zbulon prapaskenën sensacionale, një klub rus dëshironte të merrte Lionel Messin dhe ishte i gatshëm për të bërë gjithshka për të arritur te shërbimet e argjentinasit.
Sipas të përditshmes katalanase, kjo skuadër ruse emri i së cilës nuk bëhet i ditur, i ofroi fenomenit argjentinas 30 milion euro në vit për tre sezone, dhe ishte gati t’i paguante Barcelonës klauzolën e largimit prej 250 milionë eurosh.
Leo i tha jo 90 milion eurove, duke demonstruar edhe një herë korrektësinë e tij.
Në fakt sic shkruan Mundo Deportivo nuk e përfshiu këtë ofertë ruse në tratativat e rinovimit të kontratës me Rosel. Mund ta shfrytëzonte për të rritur shumën e pagës së tij me blaugranat, por nuk e bëri. Kampion në fushë dhe jashtë saj