Për dallim prej Shkupit dhe Kërçovës, Komuna e Tetovës ende nuk e ka gati shpalljen për subvencionimin e inverterëve

Për dallim nga Shkupi dhe Kërçova, ku banorët kanë filluar të aplikojnë për subvencionim të inverterëve, Komuna e Tetovës ende nuk e ka bërë thirrjen publike. Nga Komuna, për Portalb.mk thanë se brenda javës së ardhshme do të publikojnë shpalljen. 

Nga 4 komuna të Maqedonisë së Veriut që kanë ajrin më të ndotur, të zgjedhura për subvencionim të inverterëve, dy janë shumë para me procesin. Qyteti i Shkupit dhe i Kërçovës e kanë publikuar shpalljen dhe shumica e qytetarëve tashmë kanë aplikuar. Aplikimi për qytetarët e Shkupit do të zgjasë deri më datën 30.11.2020 ndërsa, për qytetarët e Kërçovës deri më datën 15.10.2020.

Ndërsa Tetova ende nuk e ka publikuar shpalljen. Nga Komuna, për Portalb.mk thanë se brenda javës së ardhshme do të publikojnë të njëjtën.

“Komuna e Tetovës është në përgatitje të dokumentacionit për thirrjen publike dhe pritet që deri javën e ardhshme të publikohet shpallja, ku qytetarët do të mund të aplikojnë për të përfituar nga subvencionimi i inverterëve.” thanë nga Komuna Tetovës.

Pritet që në Tetovë të subvencionohen gjithsej 1500 qytetarë (familje) kurse vlera maksimale e cila do të subvencionohet është 62.000 denarë.

Gjithashtu edhe qyteti Manastirit ende nuk ka bërë thirrjen publike për subvencionim të inverterëve.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga tetori i vitit të kaluar ka zgjedhur disa komuna për subvencionim të inverterëvë për nevojat shtëpiake. Kjo është një nga masat ekologjike të Qeverisë për këto qytete më të ndotura të cilët shfrytëzojnë mjete joefikase energjetike për ngrohje në shtëpitë e tyre.

Në lidhje me inverterët mund të lexoni edhe:

LEXO:
Subvencionet për inverterë nuk vlejnë për amvisëritë që janë ngrohur me rrymë, deri tani kanë aplikuar 150 qytetarë
LEXO: Shkupjanët ende në pritje të vauçerëve për inverterë, Qyteti do të njoftojë së shpejti
LEXO: Në pritje të subvencioneve për inverterë, u publikuar shpallja për subvencione për stufa me peleta
LEXO: Qeveria e formoi Komisionin për subvencionimin e inverterëve
LEXO: Për inverterët mund të aplikohet edhe në Portalin për shërbime elektronike
LEXO: Filloi projekti për subvencionimin e 10 mijë inverterëve për qytetarët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button