Izraeli shënoi mbi 2.000 raste të reja me COVID-19

Izraeli sot konfirmoi 2.093 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve në vend u rrit në 66.805, përfshirë 490 vdekje, pas zbulimit të virusit për herë të parë më 21 shkurt.

Gjithsej 32.097 njerëz deri më tani janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet, tha ministria.

Zemërimi është rritur në Izrael për performancën e qeverisë për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit.

Që nga shfaqja e parë në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në pothuajse të gjithë globin. SHBA, Brazili, India dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura në botë.

Pandemia ka marrë mbi 660.300 jetë njerëzish në të gjithë botën, me më shumë se 16.73 milionë raste të konfirmuara, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” në SHBA. Afër 9.75 milionë njerëz janë shëruar nga pandemia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button