SHBA, 1.873 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 152.388, prej të cilëve 1.873 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 65.017, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4.500.130.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2,18 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 55,8 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me afro 475 mijë raste të konfirmuara.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 2.484.649 raste dhe India me 1.538.899.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button