Egjipti në luftë civile

Egjipti duket se po shkon drejt në lufte civile. Thirrjet e shefit të ushtrisë egjiptiane për një demonstratë për t’i dhënë ushtrisë mandatin për t’i bërë ballë dhunës dhe terrorizmit kanë irrituar mbështetësit e vllazërsë myslimane.

Pavarësisht se gjenerali Al Sisi shpjegoi se nuk po e bën këtë thirrje për kryengritje, por për pajtim kombëtar besnikët e presidentit të rrezuar Muhamed Morsi e kanë cilësuar si presion ndaj tyre.
Duke folur në një konferencë shtypi zëdhënësi Vëllazërisë myslimane, Gehad el-Haddad akuzoi gjeneralin Al SISI se po bën luftë civile.
“Kërcënimet e bëra nga al-Sisi, udhëheqësi i grushtit ushtarak, nuk janë asgjë më pak se thirrjeje të plotë për luftë civile dhe një paralajmërim për që do të mbahen nën një mbulesë të rreme të mbështetjes popullore” theksoi ai.
Ndërkohë SHBA ka ndalur një dërgese prej katër avionësh luftarakë F-16 avionëve për Egjiptin që sipas analistëve është një sinjal të fortë se Uashingtoni po humbet durimin me forcat e armatosura të Egjiptit.
Të alarmuar nga dhuna në rrugë pas rrëzimit të Morsit, SHBA iu kanë bërë thirrje drejtuesve të rinj për një gjithëpërfshirje në qeverinë re.

Lajme të ngjashme

Back to top button