Iran, shkon në 15.700 numri i vdekjeve nga COVID-19
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.333 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 291.172.
Në Iran, 216 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.333 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 291.172, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 15.700.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 253.213 persona, ndërkohë që 3.695 pacientë janë në gjendje kritike.