Pendarovski bisedë me përfaqësuesin special për dialogun Beograd-Prishtinë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski realizoi një bisedë video me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këtë informacion përmes njoftimit e konfirmuan nga Kabineti i presidentit Pendarovski.

Në njoftim thuhet se dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione lidhur me zhvillimin më të ri të ngjarjeve në rajon, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe procesin e zgjerimit të BE-së.

“Presidenti Pendarovski e informoi përfaqësuesin e lartë Lajçak për gjendjen aktuale në vend dhe zbatimin e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

“Në dritën e rifillimit të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, presidenti Pendarovski e theksoi qëndrimin se kontributi i BE-së është më se i nevojshëm me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së pranueshme që do ta forconte stabilitetin rajonal dhe në këtë drejtim e përshëndeti rëndësinë e misionit që e ka përfaqësuesi special Lajçak”, theksohet në njoftimin e kabinetit të presidentit.

Theksohet se bashkëfolësit dakorduan komunikim të rregullt dhe shkëmbim të informacioneve me interes të ndërsjellë në periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button