Gjykata administrative refuzoi paditë e partisë “E majta”

Gjykata Administrative ka refuzuar të gjitha paditë për parregullsi zgjedhore të partisë “E Majta”. Gjykata po ashtu, për nesër ka caktuar edhe seancat për shqyrtimin e 2 padive të VMRO-DPMNE-së.

E majta parashtroi gjithsej 101 padi deri tek Gjykata administrative dhe ato shqyrtohen në shumë debate publike të caktuara gjatë ditës së sotme.

Përveç për paditë nga E majta, sot gjykata administrative ka caktuar debate publike edhe për paditë nga Unioni Socialdemokrat, MORO-Partia punëtore dhe Demokratët, vendimet e të cilëve do të kumtohen publikisht pas përfundimit të debateve.

Padi kanë parashtruar edhe VMRO-DPME-ja dhe Koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë” – dy dhe Maqedonia e vetme dhe Koalicioni “Asnjëherë Veriore vetëm Maqedoni” – një, për të cilat Gjykata administrative ende nuk ka caktuar debate publike, njofton MIA.

Paraprakisht sot nga Gjykata administrative informuan se paditë e parashtruara nga Integfra, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe një person fizik, refuzohen si të pabaza dhe konfirmohen vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

“Në konkludim me 22.07.2020, janë sjell gjithsej 77 vendime nga të cilat 75 vendime për padi janë parashtruar nga paditëse Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, një vendim për padi është parashtruar nga paditësi Integra Partia Konservatore e Maqedonisë, si dhe një vendim për padi të parashtruar nga paditësi Zhivka Arsovska dhe për të njëjtët janë sjell aktvendime me të cilat paditë e paditësve refuzohen si të pabaza dhe vendimet e KSHZ-së konfirmohen”, informoi Gjykata administrative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button