BeH, kryeministri i Federatës Novaliç rezultoi pozitiv me COVID-19
Kryeministri i Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novaliç, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus (COVID-19) ndjehet më mirë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Kryeministri i Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novaliç ndjehet më mirë. Ky është informacioni me të cilin në mëngjes u njoftua Qeveria e Federatës së BeH nga kabineti i drejtoreshës së Qendrës Klinike Universitare në Sarajevë”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Federatës së BeH.
Novaliç është shtruar në Klinikën Pod’hrastov të QKU-së të Sarajevës pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe se gjendja shëndetësore kërkonte trajtim klinik.