Shqipëri, një i vdekur dhe 81 raste të reja me koronavirus

Në Shqipëri janë regjistruar 81 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe një person ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 4.171 dhe numri i të vdekurve në 113.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 267 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.

Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 2.352 numrin e të shëruarve.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 35.705 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.

Ndërkohë, me vendim të Qeverisë së Shqipërisë nga sot do të ndalohen klubet e natës, diskot dhe çdo lloj shërbimi tjetër i kësaj natyre, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Njoftimi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, e cila në një komunikim në rrjetet sociale theksoi se prioritet numër një për qeverinë është mbrojtja e jetës së qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button