Serbi, 10 të vdekur dhe 359 raste të reja me COVID-19

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë vdekur edhe dhjetë persona, ndërsa janë infektuar edhe 359 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, njoftoi se 4.762 persona të prekur nga koronavirusi janë të hospitalizuar, 190 prej të cilëve janë në kujdes intensiv.

Autoritetet shëndetësorë njoftuan se nga dje janë testuar 8.349 persona, prej të cilëve 359 kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Në 24 orët e kaluara humbën jetën dhjetë persona të tjerë, duke e çuar në 482 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Lonçar theksoi se deri më tani janë konfirmuar 21.253 raste të infeksionit, nga të cilat 6.623 janë aktiv.

Deri më tani janë testuar gjithsej 558.440 qytetarë, ndërsa janë shëruar 14.148.

Për sa i përket punonjësve shëndetësorë, 550 prej tyre janë pozitiv ndaj koronavirusit, prej të cilëve 50 janë në trajtim spitalor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button