Shkoi në 14 milion numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën

Numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka shkruar në mbi 14 milion. Sipas të dhënave të pasqyruara në Worldometer, deri më tani, numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në të gjithë botën është 14,306,624.

Prej rasteve totale, 8.5 milion persona rezulton të jenë shëruar ndërsa 601,674 të tjerë e kanë humbur betejën me Covid-19, transmeton ABC.

Vendi më i prekur nga koronavirusi vijon të jetë SHBA me rreth 3.8 të infektuar dhe 142,500 viktima.

Në vendin e dytë radhitet Brazili me mbi 2 milion të infektuar dhe 78,097 viktima nga Covid-19 ndërsa në vendin e tretë është India me më shumë se 1 milion të infektuar dhe 26,828 viktima nga koronavirusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button