RMV, edhe 77-të ankesa të reja nga 3 parti për votimin dhe përmbledhjen e rezultateve të zgjedhjeve

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot pasdite kanë arritur edhe 77-të ankesa të reja, derisa deri në mesditë kishin arritur vetëm 5 ankesa dhe një kërkesë për shqyrtimin e fletëvotimeve të pavlefshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mërkurën, transmeton Portalb.mk. 

Afati për ankesa në KSHZ për procedurën e votimit është deri në ora 21:00, ndërsa për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve është deri nesër në ora 19:30.

Koalicioni i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kanë dorëzuar 74 ankesa, një nga “Zëri për Maqedoninë” dhe dy nga VMRO-DPMNE, ndërsa gjatë ditës dy ankesa i ka paraqitur partia Demokratët të cilat kanë të bëjnë për fletëvotimet e pavlefshme. Ankesa sot pasdite kanë shtruar edhe Partia punëtore MORO, Unioni Socialdemokrat dhe Integra.

Para se KSHZ t’i publikojë rezultatet përfundimtare jozyrtare, partia e Janko Baçev e Maqedonisë së Vetme ka shtruar kërkesë për shqyrtimin e fletëvotimeve të pavlefshme.

Ndryshe, Asociacioni qytetar MOST në vlerësimin preliminar theksojnë se gjatë procesit zgjedhor ka pasur disa raste të izoluara të parregullsive, të cilat nuk ndikojnë në kualitetin e zgjedhjeve. Ata vlerësojnë se procesi zgjedhor kaloi në atmosferë fer dhe demokratike.

OSBE – ODHIR pas vëzhgimit të këtyre zgjedhjeve, e kanë konsideruar procesin e zgjedhjeve se është realizuar në mënyrë të qetë, me disa probleme, të cilat janë nën hetim.

Komisioni Evropian i ka uruar qytetarët e Maqedonisë së  Veriut që e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik, pavarësisht sfidave nga KOVID-19, thuhet në reagimin fillestar të BE-së.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor dje zhvilloi seancë dhe konferencë ku publikoi rezultat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Me të gjithë votat “Për”, anëtarët e komisionit e votuan raportin e seancës. Sipas numrit të mandateve, KSHZ ka llogaritur që Koalicioni “Mundemi” do të marrë 46 deputet, VMRO-DPMNE do të marrë 44 deputet, BDI 15 deputet, ASH&A 12 deputet, E majta 2 deputet dhe PDSH 1 deputet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button