Spasovski: KSHZ-ja ka për detyrë të publikojë rezultatet zgjedhore në konferencën për media

Oliver Spasovski, kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut dhe kandidati për deputet i LSDM-së, kërkoi nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor që përmes konferencës për media të publikon rezultatet nga zgjedhjet, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë periudhë, vullneti qytetar duhet të shndërrohet në institucione legjitime sa më shpejt të jetë e mundur – Kuvend dhe Qeveri e re. Pres që KSHZ-ja të kontribuojë në këtë proces, qytetarët presin rezultate nga zgjedhjet dhe KSHZ-ja është e detyruar të dalë në konference për media dhe t’i shpall ato”, tha Spasovski.

Ai vlerësoi se fitues i këtyre zgjedhjeve është çdo pjesëmarrës në këtë procesin zgjedhor, duke i vlerësuar këto zgjedhje si kristal të pastra, fer e demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button