A janë simptoma të koronavirusit të vjellat dhe nauzea? Ja çfarë thonë mjekët

Simptomat e zakonshme të sëmundjes COVID-19 kanë të bëjnë me ato që do të prisni nëse keni probleme respiratore: ethe, kollë, lodhje dhe dhimbje muskulore. Por sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shumë pacientë kanë përjetuar probleme gastrointestinale si nauze, të vjella dhe diarre, ndonjëherë edhe para fillimit të simptomave respiratore, shkuan Panacea.mk.

COVID-19 mund të shfaqet dhe të zgjasë në forma të ndryshme. “Kam pasur pacientë që vjellin dhe kishin diarre, por pa ethe”, shpjegon Dr. Jorge Vournas.

Se të vjellat janë simptomë e një infeksioni u lidh disa muaj më parë kur pacientët, së bashku me të gjitha simptomat e njohura, deklaruan se në fazat e vona të sëmundjes ata pësuan të vjella të vazhdueshme deri tek pagjumësia dhe humbje të plotë të oreksit.

Disa nga pacientët raportuan se, ditë më parë para se të zhvillohej kollitja, dhimbjet muskulore dhe në gjoks, ata kanë vjellur me ditë të tëra dhe kishin probleme me tretjen.

Studiuesit gjithashtu lidhën simptomat me infeksionin koronavirus, së bashku me simptomat respiratore. Një nga studimet e para të kryera në Kinë mbi 652 pacientë tregoi se dhjetë përqind e tyre kishin simptoma të tilla si diarre, nauze dhe të vjella.

Një studim tjetër zbuloi se 15 përqind e simptomave të tilla ndodhin tek të rriturit, por janë më të zakonshëm tek fëmijët e infektuar me 6 përqind nga 66 përqind.

Në disa raste, problemet gastrointestinale ishin simptomat e vetme të COVID-19. Sipas American Journal of Gastroenterology, në 50 përqind të pacientëve të shtruar në spital në një provincë kineze në prill, 28 përqind kishin probleme digjestive, ndërsa gjashtë përqind nuk kishin ndonjë simptomë respiratore.

Ndërsa ekspertët nuk janë plotësisht të sigurt pse ky virus shkakton të vjella, ata thonë se është e mundur që këto janë molekula që i sulmon virusi (ACE2), ndërsa nuk gjenden vetëm në mushkëri, por edhe në traktin tretës.

Të gjitha hulumtimet dhe provat e përmendura tregojnë se të vjellat dhe nauzeja nuk duhet të injorohen gjatë pandemisë.

“Do të ishte e mençur të konsideroni që këto janë gjithashtu simptoma të infeksionit me koronavirusin e ri, edhe pse nuk keni simptoma të tjera”, tha Dr. Wournas, duke shtuar se testimi ishte i rëndësishëm edhe në atë rast.

Nëse i keni vërejtur këto simptoma dhe keni bërë test, është mirë të qëndroni në shtëpi dhe të monitoroni ndërkohë simptomat. Gjithashtu, mjeku shton, kushtojini vëmendje marrjes së lëngjeve, ushqimit dhe gjumit të mjaftueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button