Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 31.107 fletëvotime të pavlefshme

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve regjistroi 31.107 fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme parlamentare, sipas 3.421 nga 3.480 vendvotime, njofton MIA.

Numri i fletëve të vlefshme është 869.533.

Kanë votuar 927.640 qytetarë ose 51 për qind nga gjithsej 1.814.263 të regjistruarit në Listën Zgjedhore.

“Dita e zgjedhjeve kaloi në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike, pa parregullsi të mëdha”, vlerësuan mbrëmë kompetentët pas mbylljes së vendvotimeve.

Zgjedhjet e dhjeta parlamentare për shkak të kushteve aktuale të pandemisë së virusit korona zgjatën tri ditë, ndërsa votohej me maska dhe masa të tjera parandaluese sipas protokollit të cilin e përcaktuan institucionet shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button