Thaçi përfundoi intervistimin për sot, e vazhdon nesër

Para pak çastesh ka përfunduar seanca e sotme e intervistimit të presidentit Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara.

Korrespondenti i KOHË-s ka konfirmuar se Thaçi ka dalë nga Dhomat e Specializuara pa dhënë ndonjë deklaratë.

Ai ka thënë se intervistimi do të vazhdojë nesër në orën 13:00.

“Për dallim nga dita e djeshme kur foli edhe para hyrjes, edhe pas daljes nga intervista, mund të supozojmë se kanë qenë çështjet që kanë qenë dje por edhe ato që lidhen me UQK-në. Është e qartë se bisedimet dhe intervistat kanë edhe një përmbajtje që momentalisht nuk mund të dimë shumë. Kjo ende nuk është procedurë gjyqësore, por është procedurë interne e prokurorisë prandaj nuk ka nevojë që të ketë ndonjë avokat mbrojtës të akredituar, por mund të ketë këshilltar ligjor”, ka thënë korrespodenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button