Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen në Bruksel

Sot në Bruksel mbahet Këshilli i Marrëdhënieve të Jashtme, i cili kësaj here do t’i mbledhë për herë të parë fizikisht ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) pas masave kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i Lartë për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, në një deklaratë para takimit, tha se pika kryesore e agjendës do të jetë Amerika Latine, ndërsa po ashtu do të diskutohen problemet në rajon për shkak të pandemisë dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Ai tha se pikë tjetër e rëndësishme e rendit të ditës janë edhe marrëdhëniet me Turqinë, duke shtuar se këto marrëdhënie aktualisht “po kalojnë në një periudhë të vështirë”.

“Unë mendoj se do të zhvillojmë një debat interesant për ta trajtuar këtë çështje të rëndësishme”, tha kryediplomati evropian.

Në tryezën e diskutimeve do të jenë edhe zhvillimet në Libi, tha Borrell, duke shtuar se ministrat do të informohen edhe në lidhje me procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili është riaktualizuar së fundmi.

Në takim do të diskutohen po ashtu edhe zhvillimet në Hong Kong, ndërsa ministrat do ta adresojnë shqetësimin nga hapat e hedhura nga autoritetet kineze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button