Iran, u rrit në 12.829 numri i viktimave nga COVID-19

Me 194 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 12.829 numri i viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se 194 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit numri i vdekjeve ka arritur në 12.829 ndërsa me 2.186 raste të reja arrin në 252.720 numri i rasteve.

Ajo shtoi se 3.359 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve arrin në 219.993.

Rajonet Khuzestan, Razavi Khorasan, Azerbajxhani Perëndimor dhe Mazandaran në Iran janë përcaktuar si “zona të kuqe” ndërsa rajonet Teheran, Fars, Kerman, Elborz, Kohgiluyeh-Boyer Ahmad, Golestan, Bushehr, Hormozgan dhe Azerbajxhani Lindor janë përcaktuar si “zona të rrezikuara”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button