Hulumtimet mbi koronavirusin në Spanjë nuk e tronditën botën

Burimi: KriThink

[Recension: Hulumtimet e reja tronditin botën: Zbulohet diçka e tmerrshme në lidhje me koronavirusin dhe imunitetin njerëzor]

Titulli i tekstit përhap panik në mesin e njerëzve dhe bën nga “miza-buallicë”. Hulumtimet në Spanjë mbi koronavirusin dhe imunitetin e qytetarëve të saj nuk e kanë tronditur botën, e as nuk ka zbuluar ndonjë gjë të tmerrshme. Bëhet fjalë për hulumtime që bëhen pothuajse në çdo vend, në mënyrë që të mësohet më shumë rreth koronavirusit, i cili është akoma në sferën e të panjohurës, e kështu edhe përgjigja imunologjike e trupit ndaj tij.

Fotografi nga lajmi që recensohet

Linku deri te artikulli origjinal: Hulumtimet e reja tronditin botën: Zbulohet diçka e tmerrshme në lidhje me koronavirusin dhe imunitetin njerëzor

Data dhe koha e publikimit: 7.7.2020

Data e recensionit: 7.7.2020

Recensuese: Silvana Zhezhova

 

Teksti i referohet një studimi, deri te i cili nuk ka link, kështu që pretendimet në lidhje me gjetjet e hulumtimit mbi imunitetin e qytetarëve spanjollë nuk janë mbështetur me asnjë provë. Edhe më pak, gjetjet mund të quhen “të tmerrshme”, sepse ato nuk devijojnë më shumë nga sa dihet deri më tani për imunitetin dhe virusin e koronës, e ajo është se nuk dihet se sa zgjat imuniteti pas shërimit nga virusi.

Studimi sugjeron gjithashtu se imuniteti ndaj virusit mund të jetë me kohëzgjatje të shkurtër, pasi 14 përqind e pjesëmarrësve që u testuan pozitivë ndaj antitrupave në fazën e parë, më pas, në fazën e fundit ishin negativë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, supozimi se antitrupat në gjak nënkuptojnë imunitet ndaj virusit ende nuk janë vërtetuar shkencërisht sa duhet.

Aktualisht nuk ka asnjë provë se personat që janë shëruar nga Kovid-19 dhe kanë antitrupa, janë të mbrojtur nga infeksioni i dytë. Ekzistojnë teste të ndryshme në botë për të vërtetuar praninë e antitrupave, por saktësia dhe besueshmëria e tyre duhet të kontrollohen ende, theksojnë nga OBSH-ja.

Aspekti tronditës i titullit është në kundërshtim edhe me përmbajtjen e tekstit, ku janë përcjellë pretendimet e drejtorit të Institutit Spanjoll të Shëndetësisë Karlos III, Raquel Joti se:

Imuniteti mund të jetë jo i plotë, mund të jetë i përkohshëm, ai mund të zgjasë vetëm për një kohë të shkurtër, dhe pastaj mund të zhduket.

Ky pretendim i mjekut, në fakt, është në përputhje me pretendimet e OBSH-së për faktet e panjohura që lidhen me reagimin imunologjik të trupit ndaj virusit të koronës.

Duke marrë parasysh këtë, titulli është sensacionalist dhe dezinformues me qëllim që të mbledhë sa më shumë klikime duke mos e marrë parasysh qëllimin kryesor të një teksti gazetaresk, për të informuar publikun në mënyrë të drejtë<.

Kjo është në kundërshtim me nenin 8 të Kodit të Gazetarëve, i cili thotë se:

Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga sensacionalizmi.

Titulli i tekstit është një nga titujt e radhës që vetëm e vërtetojnë shqetësimin e arsyeshëm të Këshillit për Etikë në Media (KEMM), i cili para do kohësh reagoi ndaj “rasteve të shpeshta të raportimeve joetike dhe joprofesionale, e veçanërisht ndaj përhapjes së spekulimeve në media të caktuara për pandeminë e koronavirusit, që mund ta rrisin më tej shqetësimin dhe ankthin e publikut duke u bazuar në informacione të pasakta dhe sensacionalizëm”.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button