75 milionë euro për zhvillim të vaksinave kundër Kovid-19 do të investojë BE

Bashkimi Evropian, përmes Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), do të sigurojë kredi prej 75 milionë eurove për zhvillimin e vaksinave, përfshirë edhe vaksinën kundër Kovid-19, përmes kompanisë farmaceutike KjurUak, raporton korrespondentja e MIA-s nga Bruksel.

Kredia e BEI ka për qëllim të ndihmojë ndërtimin e një lokali të ri për prodhim në Gjermani. Deri më tani, Banka ka ndihmuar me mbi 300 milionë euro në investime për vaksina dhe trajtime kundër Kovid-19, përkujtoi Komisioni Evropian.

Rezultatet e para të hulumtimeve të kryera gjatë kësaj periudhe priten në vjeshtë, njoftoi KjurUak dhe shpreson që deri në fund të këtij viti më shumë se një mijë njerëz duhet të vaksinohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button