Grenell mirëpret letrën e eurodeputetëve për liberalizimin e vizave
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka mirëpritur letrën, përmes së cilës disa deputë të Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, të vendosë në agjendë të Këshillit Evropian çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, transmeton REL.
“Më në fund. Ky është një lajm i mirëpritur edhe nëse ka si qëllim vetëm disa biznese. Përqendrimi i SHBA-së në normalizimin ekonomik ka motivuar evropianët të ndërmarrin veprime. Ne jemi të lumtur t’i shohim ata duke marrë udhëheqjen”, ka shkruar Grenell në rrjetin social Twitter.
Finally. This is welcomed news even if for only some targeted business industries.
The US focus on economic normalization has motivated action from the Europeans. And we are happy to see them taking the lead. https://t.co/o1YeSfEfuA
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 30, 2020
Gjermania pritet të marrë udhëheqjen e Këshillit Evropian që nga 1 korriku.