Është publikuar audioincizim i ri ku flasin Mickoski dhe Kiçeec
Është publikuar një audioincizim në kanalin e Youtube “Reket”, në të cilin dëgjohen zërat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe Zoran Mileskit – Kiçeec, njërit nga të dënuarit në rastin “Reket”.
Incizimi ka të bëjë me mënyrën se si janë paguar autobusët për protestën që ka organizuar partia opozitare kundër politikave qeverisëse më 2 qershor, transmeton Portalb.mk.
Kiçeec: “Gjej ndonjë person, nuk e di, ka pasur ai një shok të mirë, diçka aty këtu, unë do të vij vetëm mos të shkojë vetëm, assesi të hy në parti, ato janë muhabetet”.
Mickoski: “Sasho asnjëherë nuk ka ardhur në parti, i thyer nga brenga. Sasho ka dhënë dy herë nga 5 mijë euro për autobusët më 2 qershor, ajo është donacion nga Sasho”.
Kiçeec: “Unë do t’ju them diçka…”
Ndërkohë, të premten në kanalin e njejtë në Youtube, është publikuar edhe një incizim. Në atë bisedë, lideri i VMRO-DPMNE-së i është ankuar bashkëbiseduesit (Zoran Mileski – Kiçeec) se është fotografuar gjatë shkuarjes në takim me Orce Kamçev, ndërsa biznesmeni është nën masa të posaçme hetimore.
Të shtunën në kanalin e njëjtë, është publikuar një incizim i titulluar “Reket2”, që është vazhdim i pjesëve të publikuara të bisedës mes Mickoskit dhe Kiçeec.