E Majta dhe Të Gjelbrit fitues në zgjedhjet lokale në Francë

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale të vitit 2020 në Francë do të shënohet nga mosdalja rekorde të votuesve. Pas votimit, e majta pikturohet në të gjelbër, e djathta mbijeton, shumica parlamentare presidenciale i humb zgjedhjet dhe e djathta e skajshme fiton për herë të parë një qytet me më shumë se 100.000 banorë, njofton MIA.

Fituesit e mëdhenj në zgjedhjet lokale janë ekologjistët-të gjelbrit, të cilët kanë fituar fitore të mëdha simbolike në Lion, Bordo dhe Strasburg, duke konfirmuar sundimin e tyre në Grenobël. Vala e gjelbër ka përfshirë gjithashtu qytete të mesme si Anesi, Poatje ose Besanson.

Republika në Marsh nuk fitoi në asnjë qytet të madh dhe duket se është “shkelur” nga bota e vjetër kudo në Francë

Pas, Të Gjelbërve, fituesi tjetër i madh në zgjedhje nuk është një parti, por një politikan, kryeministri Eduard Filip.

E Djathta ekstreme e Asamblesë Kombëtare (RN) ka arritur disa fitore të rëndësishme. Duke filluar me Perpinjan, ku u zgjodh Luis Alio me 53 për qind të votave. Partia e Marin Le Pen fitoi gjithashtu disa fitore të papritura, të mjaftueshme për të harruar humbjet e saj në Mante-la-Vil dhe arrondismanin e shtatë të Marsejës.

Për përfaqësuesit e partive opozitare, siç është Bruno Ratajo nga republikanët, shkalla e lartë e abstenimit nuk mund të justifikohet me krizën me Kovid-19, por me krizën demokratike që Emanuel Makron e përshpejton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button