Rekord të infektuarish në SHBA, disa shtete shtyjnë kufizimet

SHBA-të kanë raportuar numrin më të lartë të infektimeve të reja që nga nisja e pandemisë. më 25 qershor në të gjithë vendin u raportuan 39.972 të prekur, shkruan Euronews Albania.

Virusi vazhdon përhapjen e tij në të gjithë globin, duke e çuar numrin e të vdekurve në pothuajse 500 mijë. 125 mijë prej tyre janë vetëm në SHBA, që vazhdon të mbetet vendi më I prekur në botë, me 2.4 milionë të infektuar.

Rritja e rasteve ka bërë që disa shtete të mos fillojnë rihapjen.

Florida, e cila pati 9000 raste të reja vetëm ditën e premte, ka ndaluar shërbimin e alkoolit nëpër bare, ndërkohë që guvernatori Greg Abot, në Teksas, ka pezulluar planet e rihapjes.

Autoritetet në vende të ndryshme të Europës u kanë bërë thirrje njerëzve të zbaton distancimin social e të mos marrin pjesë në grumbullime masive.

Policia e Londrës ka deklaruar se do të nxjerrë me mijëra agjentë në terren gjatë fundjavës për të mos lejuar festat e paligjshme që kanë nisur të organizohen në të gjithë kryeqytetin.

Në Francë, ku nuk lejohen grumbullimet me më shumë se 10 persona, policia ka hasur çaste të tensionuara gjatë festës së muzikës, që nxori mjaft njerëz në rrugë.

Në Portugali, kryeministri Antonio Kosta njoftoi se një pjesë e mirë e kryeqytetit do t’I rikthehet kufizimeve, të paktën nga data 1 deri më 14 korrik.

Ndërkohë, në Itali, ushtria rrethoi një pallat banimi ku banorët po kundërshtonin urdhrin për të qëndruar në karantinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button