Parashikohet se deri në tetor mbi 179.000 persona do vdesin nga COVID-19 në SHBA

Instituti i Matjes dhe Vlerësimit i Universitetit të Washingtonit ka parashikuar se në rast se nuk ka ndonjë ndryshim, deri më 1 tetor në SHBA do të vdesin mbi 179.000 persona nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas projeksionit të ri në lidhje me COVID-19 të publikuar nga Instituti, janë përfshirë vlerësimet në lidhje me hapjen e vendeve të punës dhe përgjigjen e shoqërisë ndaj pandemisë.

Raporti bën të ditur se pjesë e rëndësishme e popullsisë tregon kujdes në mbajtjen e maskës por se kjo ende është e pamjaftueshme, duke theksuar se në rast se nuk do të ketë ndryshim në sjelljen e popullit amerikan, u parashikua se nga 1 tetori numri i të vdekurve nga COVID-19 do të jetë 179.106.

Më tutje është theksuar se në raste 95 për qind të popullit mban maska numri i të vdekurve në datën e njëjtë do të jetë rreth 140.000.

Hulumtimi i Universitetit të Washingtonit tregon se maska ndalon deri 50 për qind infektimin me virusin.

Në parashikimin e javës së kaluar, instituti në fjalë kishte pretenduar se numri i të vdekurve do të tejkalojë shifrën 201.000.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button