Hulumtim: Shkollat e mesme në Tetovë të zhytura në borxhe, paguajnë transport mbi 1 milion euro në vit

Nga shuma e përgjithshme e parave të cilat pushteti qëndron i lëshon për shkollat e mesme të Komunës së Tetovës, më shumë se gjysmat shkojnë për pagat e punonjësve ndërsa pjesa tjetër për transportin e nxënësve dhe nxehjen. Transporti i organizuar për nxënësit është jashtëzakonisht i shtrenjtë, tenderi fitohet në procedurë jo-reale ndërsa e njëjta kompani “fiton” tenderin ndër vite, për shkak se bashkëpunon me kompanitë tjera, me qëllim që çmimin gjithmonë ta mbajnë në piedestal, kështu thonë të dhënat e hulumtimit të shoqatës “Multiultura” për vitin 2018, shkruan Portalb.mk.

Përmes aplikacionit “Zoom” sot nga shoqata “Multikultura” prezantuan hulumtimin e kryer gjatë vitit 2018 në lidhje me atë se si gjenerohen paratë e nxënësve të shkollave të mesme dhe si shpenzohen ata gjatë prokurimeve publike, bëhet fjalë për gjashtë shkollat e mesme të Komunës së Tetovës.

Qëllimi i këtij hulumtimi është të ngrihet interesi dhe vetëdija e masës dhe palëve të interesit për atë se si shpenzohen paratë në shkollat e mesme, nga kjo organizatë bëjnë të ditur se niveli i interesit të prindërve dhe nxënësve për të drejtat dhe obligimet që kanë të bëjnë me paratë e shkollave ku ata mësojnë është shumë i ulët.

Hulumtimi përbëhet prej analizës së strukturës të prokurimit publik, mënyrën e gjenerimit dhe harxhimit të parave të shkollave të mesme, mënyrën e shpërndarjes së kontratave të prokurimit publik dhe shuma e fondeve të shpërndara në shkollat.

Hulumtimi për shpenzimet në shkollat e mesme, Tetovë.
Hulumtimi për shpenzimet në shkollat e mesme, Tetovë.

Hulumtimi

Në Komunën e Tetovës ka gjithsej 6 shkolla të mesme publike, edhe atë dy gjimnaze, katë shkolla profesionale dhe ajo e muzikës.

Në vitin për kur është bërë hulumtimi, pra 2018, të regjistruar në këto shkolla kanë qenë gjithsej 7,699 nxënës ndërsa të punësuar 807.

Sipas Ligjit për Arsim të Mesëm, mjetet për financimin e shkollave të mesme sigurohen nga buxheti shtetëror përmes bllok dotacioneve, këto mjete fillimisht i destinohen komunës, dhe metoda e ndarjes së tyre në shkolla është për kok nxënësi. Pra, për vitin 2018 janë ndarë para për gjithsej 7,699 nxënës.

Ndërkaq, buxheti i përgjithshëm për të gjitha shkollat e mesme të Komunës së Tetovës, për vitin 2018 ka qenë 7.2 milion euro, më shumë se 5,5 milion euro prej këtyre kanë shkuar për pagat e punonjësve ndërsa për punë tjera kanë ngelur vetëm 1,7 milion euro.

Megjithatë, përveç parave të cilat i ndanë shteti në formë bllokdotacioni për shkollat e mesme, komuna gjithashtu është e obliguar të marrë pjesë në buxhetimin, kështu thotë ligji për vetëqeverisje lokale se për arsimin komuna është e obliguar “për krijimin, financimin dhe administrimin e shkollave fillore dhe të mesme në bashkëpunim me pushtetin qendror”.

Hulumtimi i shoqatës “Multikultura” konstaton se Komuna e Tetovës nuk ka ndarë asnjë denarë për shkollat e mesme të kësaj komune.

Transporti i nxënësve, shumë i shtrenjtë.

Sipas Ligjit për Shkollë të mesme, nxënësit të cilët e kanë larg shkollën për 2,5km ose më shumë, udhëtimi i tyre duhet të sigurohet nga komuna.  Vetëm gjatë vitit 2018, për transportin e nxënësve janë shpenzuar gjithsej 1,3 milion euro.

Kështu, për një nxënës paguhet gjithsej 1,400 denarë në muaj, edhe atë për 23-24 ditë punë. Këtu duhet të merret parasysh se bëhet fjalpë për transport kolektiv, andaj çmimi duhet të jetë shumë më i ulët.

Foto nga Portalb

Kompania “Bashkim Tours” ka krijuar monopol?

Shpallja për kompanitë transportuese bëhet përmes konkursit zyrtar të Komunës së Tetovës dhe gjithmonë, nga koha kur u bë obligative shkolla e mesme, deri sot këtë tender e ka fituar kompania “Bashkim Tours”.

Ndërkaq, në vitin 2018 edhe pse kanë konkurruar gjithsej 4 kompani, kjo është bërë vetëm formalisht për shkak se kompanive konkurruese ju jepet komoditeti për marrëveshje rreth çmimeve për nxënës dhe për relacion.

Që i bije, në prokurim dominonte është vetëm një kompani transportuese, të tjerat që marrin pjese atë e bëjnë vetëm formalisht, kjo sepse nuk ka konkurrence reale e cila do të ndikonte në kontraktimin e çmimit real për nxënës dhe për relacion. Kjo bën që çmimet të qëndrojnë shumë të larta.

Kontabilistë dhe udhëheqës të shkollave të mesme të Komunës së Tetovës si zgjidhje për këtë e shohin nevojën që Komuna e Tetovës të formoje një njësi të veten për transport publik, i cili do të ishte konkurrues me transportuesit aktual dhe do të transportonte nxënësit me çmime të arsyeshme.

Nxemja

Paratë e ngelura të bllokdotacioneve shkojnë për nxehjen, vetëm për naftë gjatë vitit 2018 janë harxhuar gjithsej 351,961 euro.

Shkollat e mesme “të zhytura në borxh”

Borxhi i shkollave të mesme deri në vitin 2018 ka qenë gjithsej 3,429,835,00 euro ndërsa udhëheqësit e këtyre shkollave thonë se përballen me kamata dhe vendime të përmbaruesve me anë të së cilave edhe ju është bllokuar llogaria, me çka bllok dotacionet e qeverisë në këtë pikë shfrytëzohen vetëm për pagat e punonjësve ndërsa tjerat shkojnë për kamata. Në këtë formë, arrihet të paguhet vetëm kamata përderisa borxhi kryeson vazhdon të gjeneroje kamata të reja.

Ky projekt është realizuar nga shoqata “Multikultura” ndërkaq përkrahur nga Fondacioni “Shoqëri e hapur” në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button