Kroaci, 30 raste të reja me COVID-19
Në Republikën e Kroacisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 30 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Me numrin e rasteve të reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi është rritur në 2.366, njoftoi Shtabi për mbrojtje civile i Kroacisë.
Deri tani janë testuar 73.093 persona, prej tyre 347 gjatë 24 orëve të fundit.
Në spital gjenden 16 persona, ndërsa në respiratorë nuk ka pacientë.
Numri i të shëruarve është 2.142, ndërsa numri i të vdekurve 107.