Është infektuar me korona Novak Gjokoviç i cili bënte propagandë të fuqishme se virusi nuk ekziston

Tenisti më i mirë në botë Novak Gjokoviç është pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), por nuk ndjen kurrfarë simptome, ndërsa do të mbetet në vetëizolim gjatë 14 ditëve të ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Menjëherë pas mbërritjes në Beograd, shkuam për testime. Rezultatet e mia dhe të Jelenës janë pozitive. Fëmijët janë negativë. Gjithçka që bëmë në muajin e kaluar e bëmë me zemër të pastër dhe qëllime të sinqerta. Turneu ynë ishte i karakterit humanitar me idenë për të ndihmuar tenistët nga rajoni, për t’u siguruar atyre kushte për të luajtur, për të gjeneruar të ardhura, dhe në këtë mënyrë ta tejkalojnë më lehtë këtë periudhë të vështirë”, theksoi Gjokoviç në një deklaratë të shkruar.

Gjokoviç tha se në të njëjtën kohë, ai dëshiron të dërgojë mesazhe solidariteti dhe respekti.

“Qëllimi ishte të ndihmojmë fondacionet bamirëse dhe ata që kanë nevojë për ndihmë më së shumti. Jam i kënaqur që një numër i madh njerëzish iu bashkuan kësaj iniciative. Ne organizuam turne në një kohë kur virusi u dobësua, duke besuar se janë krijuar kushtet për mbajtjen e saj”, shtoi ai.

Ai theksoi se ndihet “jashtëzakonisht keq për secilin rast individual të infeksionit”.

Dy muaj Gjokoviç nuk është ndalur me video mesazhe duke thënë se “virusi nuk ekziston”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button