Itali, është rritur në 34.610 numri i vdekjeve nga COVID-19

Në Itali gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 49 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 34.610 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë njoftoi se aktualisht në vend ka 21.212 raste aktive me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar edhe 262 raste të tjera me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus është rritur në 238.275.

546 pacientë të tjerë u shëruan dhe u lëshuan në shtëpi, duke e çuar në 182.453 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Autoritetet shëndetësore po ashtu njoftuan se 152 pacientë po trajtohen në kujdes intensiv.

Deri më tani në Itali janë kryer 4.943.825 teste të dyshuara për COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button