Skeleti i dinosaurit 72 mln vjeçar

Paleontologët meksikanë zbuluan në gjendje të mirë fosilet e një dinosauri që mendohet se ka jetuar rreth 72 milion vite më parë.

Zbulimi është në fazën fillestare të tij dhe pjesa më e madhe e skeletit të kafshës prehistorike është ende e mbuluar. Grupi i studiuesve meksikanë po punojnë me kujdes për t’i ruajtur bashkë të gjitha kockat.

Ajo që e bën tejet të rëndësishëm zbulimin është fakti që të gjitha kockat e kolonës kurrizore janë ruajtur të bashkuara në nëntokë. Paleontologët thonë se do të duhet nxjerrja në sipërfaqe e të gjithë skeletit për të përcaktuar llojin e dinosaurit.

Zbulimi u krye në veri-perëndim të Meksikës, në zonën e shkretëtirës së Coahuilas.

Lajme të ngjashme

Back to top button