Italia ka regjistruar 66 viktima në 24 orët e fundit nga virusi korona

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Itali ka shkuar në 34.514, me 66 viktima të konfirmuara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të Mbrojtjes Civile të Italisë, rastet aktive kanë rënë me 824 dhe tani vendi ka 23.101 të infektuar aktivë që presin shërimin.

Ndërkaq, bilanci i përgjithshëm i rasteve me virusin është rritur në 238.159, me 333 të infektuar në 24 orët e kaluara.

Po ashtu, numri i të shëruarve ka arritur në 180.544, pasi në 24 orët e fundit 1.089 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën me virusin.

Megjithatë, për herë të parë pas disa javëve, në Itali ndaloi rënia e numrit të pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 163 pacientë sa ishte dje, bilanci i të infektuarve në këto njësi është rritur në 168.

Deri më tani, në Itali janë kryer 4.831.562 teste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button