BBC: Deksametazoni është ilaçi i parë për koronavirus që shpëton jetë

laçi i lirë dhe i qasshëm i quajtur deksametazon mund të ndihmojë të shpëtohen jetët e pacientëve të cilët janë të sëmurë seriozisht nga koronavirusi, njoftoi sot BBC.

Ekspertë nga Britania e Madhe thonë se mjekimi me dozë të vogël të steroidit është sukses i madh në luftën kundër virusit vdekjeprurës.

Ai e ka ulur rrezikun nga vdekja te një e treta e pacientëve në respiratorë. Te ato me mbështetje në oksigjen, e ka ulur vdekshmërinë për një të pestën.

Ilaçi është pjesë e testimit më të madh në botë me të cilin hulumtohet nëse mënyrat tashmë ekzistuese të mjekimit ndihmojnë edhe te koronavirusi.

Hulumtuesit vlerësojnë se nëse ilaçi ishte i qasshëm në Britaninë e Madhe nga fillimi i pandemisë të koronavirusit, mund të shpëtoheshin deri 5.000 jetë.Duke pasur parasysh që është i lirë, mund të jetë i dobishëm për vendet e varfra të cilat luftojnë me një numër të madh pacientësh me Kovid-19.

Rreth 19 nga 20 pacientë të infektuar nga koronavirusi shërohen pa ardhur në spital. Nga ata që pranohen në spital, shumica gjithashtu shërohen, por disa mund të kenë nevojë për oksigjen ose ventilim mekanik. Këta janë pacientë me rrezik të lartë, të cilët duket se ndihmohen nga deksametazoni, informon Bi-Bi-Si.

Ilaçi tashmë është përdorur për të zvogëluar inflamacionin në një numër i madh i gjendjeve të tjera, dhe duket se ndihmon në ndalimin e disa prej dëmtimeve që mund të ndodhin kur sistemi imunitar i organizimit reagon tejmase derisa tenton të luftojë me koronavirusin.

Reagimi i tepruar i trupit quhet stuhi citoksine dhe mund të jetë vdekjeprurës.

Në studimin, të udhëhequr nga një ekip nga Universiteti i Oksfordit, rreth 2,000 pacientë në spital morën deksametazon dhe u krahasuan me gati 4,000 që nuk morën ilaçin.

Për pacientët në respirator, ilaçi uli rrezikun e vdekjes nga 40 në 28 për qind. Për pacientët që kishin nevojë për oksigjen, ajo uli rrezikun e vdekjes nga 25 në 20 për qind.

“Ky është ilaçi i vetëm që është treguar se e ulë vdekshmërisë dhe zvogëlon ndjeshëm atë. Ky është përparim i jashtëzakonshëm”, deklaroi për Bi-Bi-Si shefi i ekipit të hulumtimeve, profesor Piter Horbi.

Hulumtuesi kryesor, profesori Martin Landrei, thotë se rezultatet sugjerojnë se në çdo tetë pacientë të cilëve u duhet respirator mund të shpëtohet një jetë.

Te pacientët në oksigjen, mund të shpëtohet një jetë në çdo 20 deri 25 nëse trajtohen mme ilaçin, thotë profesori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button