Presidenti Pendarovski përshëndeti marrëveshjen e liderëve për datën e zgjedhjeve: Presim zgjedhje fer dhe demokratike

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut ka përshëndetur marrëveshjen ndërmjet Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut të mbahen më 15 korrik, duke shpresuar në zgjedhje fer dhe demokratike, transmeton Portalb.mk.

“Presidenti Stevo Pendarovski e përshëndet marrëveshjen e arritur ndërmjet liderëve të partive politike, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen sivjet më 15 korrik”, raportojnë nga presidenca.

Ai theksoi se pret zgjedhjet të jenë fer dhe demokratik, si një shtet anëtar i NATO-s dhe një shtet që hap negociatat me BE-në.

Ndryshe, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot kanë arritur marrëveshje për datën e zgjedhjeve. Këtë e ka konfirmuar sot Zaev në konferencë për media, ku tha se 15 korriku do të jetë data përfundimtare për mbajtje të zgjedhjeve. Ai tha se për këtë ka biseduar me liderin opozitar dhe i njëjti i ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje më 15 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button