Egjipt, është shënuar rritja më e lartë e vdekjeve dhe rasteve ditore me COVID-19

Me 62 vdekje dhe 1.677 raste të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Egjipt janë shënuar shiftrat më të larta të viktimave dhe rasteve ditore gjatë pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë tha se me 62 vdekjet e reja nga COVID-19 është rritur në 1.484 numri i viktimave në vend.

Ndërsa me 1.677 rastet e reja të regjistruara në 24 orët e fundit arrin në 42.980 numri i rasteve.

Po ashtu në deklaratë thuhet se nga virusi janë shëruar gjithsej 11.529 persona.

Ka tërhequr vëmendjen se numri i vdekjeve dhe rasteve në fjalë janë shifrat më të larta të regjistruara në Egjipt që nga 14 shkurti ku u shfaq për herë të parë COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button