Pendarovski do të shpallë përsëri gjendje të jashtëzakonshme, nëse partitë arrijnë marrëveshje për datë të zgjedhjeve

Pas thirrjes së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, që të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, nga kabineti i presidentit, Stevo Pendarovski kanë thënë se mund të sillet një vendim i tillë, vetëm pasi partitë të arrijnë marrëveshje mes vete, transmeton Portalb.mk.

“Qëndrimi i presidentit Stevo Pendarovski është i njohur në opinion. Presidenti është i gatshëm të sjell vendim të ri për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e shtetit, vetëm nëse paraprakisht arrihet marrëveshje ndërpartiake e të gjitha subjekteve politike për datë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për arritjen e kornizës së organizimit dhe realizimit të tyre pa pengesa”, kanë thënë për A1 on, nga kabineti i Pendarovskit.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski në konferencën e sotme për media ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në datat e propozuara nga LSDM 5 dhe 8 korrik dhe ka kërkuar që ato të mbahen në mes të korrikut. Ai po ashtu, i bëri thirrje presidentit Stevo Pendarovski që ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme, duke theksuar se partia ka dy kushte për të marrë pjesë në zgjedhje – përgatitjen e protokolleve për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike gjithëpërfshirëse.

LEXO: Mickoski kërkoi që zgjedhjet të mbahen në mes të muajit korrik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button