Kosovë, shkoi në 32 numri i të vdekurve nga COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë bënë të ditur se sot një person ka ndërruar jetë nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke çuar në 32 numrin e të vdekurve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç ka bërë të ditur Klinika Infektive nëpërmjet një njoftimi për media, bëhet fjalë për një pacient 71 vjeçar nga Komuna e Prizrenit, i cili “përveç infeksionit me COVID-19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”.

Në Klinikën Infektive në QKUK sot janë të hospitalizuar 32 pacientë me COVID-19.

Ndërsa sipas kësaj Klinike, 18 prej këtyre 32 pacientëve janë në gjendje stabile shëndetësore, 12 pacientë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive ndërsa 2 pacientë janë “në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive”.

Në Kosovë deri më tani sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 është 1.384, nga të cilët 921 janë shëruar dhe 32 kanë ndërruar jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button