Thaçi i vendosur: Do largohem nga politika, mezi pres shkurtin për të nisur një jetë të re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, konfirmoi edhe njëherë me bindje se pas Presidencës do të largohet nga politika.

Për Rtv Ora ai tha se mezi pret shkurtin e 2021 për tu liruar nga petku institucional, politik dhe publik dhe për të nisur atë që ai e quan “jetë të re”.

Pyetje: Do të synoni një mandat të dytë në krye të shtetit?

Hashim Thaçi: E kam vendosur, nuk do të jem kandidat për President në mandatin tjetër. Dy dekada është e mjaftueshme në krye të institucioneve të vendit, mendoj se ka energji, vullnet dhe njerëz të ri që do të mund të shtyjnë procesin final, pas lirisë dhe pavarësisë, të anëtarësimit në NATO dhe BE. Kosova është në drejtimin e duhur dhe nuk do të mund ta cënojë askush këtë rrugëtim strategjik të vendit që në të ardhmen e afërt të jemi pjesë e NATO-s dhe BE dhe ky rrugëtim, nuk duhet të jetë i personalizuar me Hashim Thaçin por me vlerat dhe standardet që do të punojmë në të ardhmen. Mendoj të zhvilloj një jetë të re. Nga ana ime është e prerë. Mezi pres që të vijë shkurti dhe të lirohem nga petku institucional, politik dhe publik. Jo se jam i lodhur por me vullnetin më të madh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button