Avioni plotësisht elektrik merr certifikatën për të fluturuar

Agjencia e Sigurisë së Aviacionit e Bashkimit Evropian (EASA) certifikoi për herë të parë një aeroplan plotësisht elektrik me dy ulëse, Pipistrel Velis Electro, njoftoi të enjten organi i aviacionit, raporton Anadolu Agency (AA).

Certifikimi i llojit të parë në të gjithë botën i një avioni plotësisht elektrik do të hapë rrugën për aviacionin e qëndrueshëm ndaj mjedisit dhe pa emetime, theksohet në deklaratë.

Duke e konsideruar këtë veprim si një përparim emocionues, drejtori Ekzekutiv i EASA, Patrick Ky tha: “Ky është avioni i parë elektrik që EASA ka certifikuar, por sigurisht që nuk do të jetë i fundit, pasi industria e aviacionit ndjek teknologji të reja për të ulur zhurmën dhe emetimet dhe për të përmirësuar qëndrueshmërinë e aviacionit”.

Pipistrel me bazë në Slloveni është një projektues dhe prodhues kryesor i avionëve të vegjël, i specializuar për avionë me efikasitet të lartë dhe të përballueshëm dhe me performancë të lartë.

Velis Electro është një aeroplan me dy ulëse, i destinuar kryesisht për trajnim të pilotëve. Kompania bashkohet me një linjë të prodhimit të avionëve të ngjashëm, por me motor konvencional.

Procesi i certifikimit përfundoi në më pak se tre vjet.

Drejtori i Përgjithshëm i Avionëve Pipistrel, Ivo Boscarol, tha se “Kjo është dukshëm më qetë se aeroplanët e tjerë dhe nuk liron fare gazra nga djegia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button