Një këshilltarë nga kabineti i ministrit Çulev pozitiv në Kovid-19

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev sot në profilin e tij në Facebook informoi se një këshilltar nga kabineti i tij është pozitiv në Kovid 19.

“Këshilltari nuk është infektuar duke ushtruar detyrat e punës, gjegjësisht derisa sa ka qenë në vendin e punës. Për herë të fundit ka qenë në punë në datën 2 të këtij muaji, ndërsa testin e ka bërë më datën 6, kur është konfirmuar se është pozitiv”, ka shkruar Çulev në Facebook, transmeton Portalb.mk.

Takimi i tij i fundit me këtë person ka qenë më datën 24 të këtij muaji. Deri tani asnjë person nga Kabineti i ministrit nuk ka qenë në izolim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button