Spanja e bën të detyrueshme bartjen e maskave, derisa të mposhtet koronavirusi

Bartja e maskave në publik mbetet e detyrueshme në Spanjë, derisa të mposhtet virusi, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, raporton Reuters.

Spanjollët duhet të bartin masak brenda dhe jashtë nëse nuk mund të garantojnë mbajtjen e distancës prej 1.5 metra, transmeton KOHA.

“Obligimi për të bartur maska do të mbetet derisa ne e mposhtim përfundimisht virusin, që do të jetë kur të kemi një terapi apo vaksinë efikase”, ka thënë Illa.

Tre javë më parë, Spanja e kishte bërë të detyrueshme bartjen e maskave në publik, aty ku nuk mund të mbahet distanca sociale. Ky rregull vlen për secilin mbi moshën gjashtë vjeçare.

Përderisa ka filluar të bie numri i viktimave në këtë vend, Qeveria ka filluar të lehtësojë kufizimet.

Shumica e kufizimeve do të largohen më 21 qershor, kur edhe përfundon gjendja emergjente, porse qeveria dëshiron të mbajë masat në mënyrë që të ndalojë një shpërthim të virusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button