Dendias: Besimi mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut është përforcuar

Edhe krahas të gjitha vështirësive që kryesisht i detyrohen  gjendjes politike jostabile në vendin fqinj, fakt është se besimi  midis vendeve tona është përforcuar, thotë shefi i Diplomacisë greke Nikos Dendias në intervistë për gazetën “Etnos”, duke folur për marrëdhëniet  mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut pas Marrëveshjes së Prespës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë thekson se vendi kultivon marrëdhënie të besimit me të gjitha shtetet ballkanike dhe mbështetje të vendeve nga rajoni në rrugën e tyre drejt BE-së.

“Marrëveshja e Prespës kishte me të vërtetë  dobësi të mëdha. Këtë e theksuam si opozitë, por deklaruam se  do ta respektojmë  nënshkrimin e vendit tonë, siç duhet të bëjë  çdo qeveri përgjegjëse. Edhe krahas të gjitha vështirësive, që kryesisht i detyrohen  gjendjes politike jostabile në vendin fqinj, fakt është se besimi mes vendeve tona është përforcuar. Kjo është pozitive. Sot,  forcat ajrore greke e  mbikqyrin hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, aleatit tonë në NATO dhe partner i ardhshëm potencial në BE”, thotë Dendias për “Etnos”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button