Bexheti: Ky virus nuk është shaka, numri i të infektuarve në Saraj ka arritur në 41

Nga banorët e Komunës së Sarajit, kryetari i kësaj komune kërkoi që sa më shumë të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona ndërsa nga autoritetet e shëndetësisë rritje të numrit të të testuarve, pasi siç tha ai, kjo është një ndër format më të mira për parandalimin e përhapjes së virusit, shkruan Portalb.mk.

Ai njoftoi se me dy raste të reja sot, numri i të infektuarve në Komunën e Sarajit është rritur ndjeshëm dhe ka arritur në 41 raste.

“Zhvillimet e fundit me shëndetin publik në komunat tona kanë marrë përmasa shqetësuese. 41 raste me kovid-19 janë të regjistruar në Komunën e Sarajit, çdo kthim në rutinën e përditshme duhet të përcjellët me respektimin e masave duke u parandaluar rritja e numrit të të infektuarve. Mos respektimi I masave mund të shkaktoje pasoja të mëdha. Kjo betejë nuk mund të fitohet pa pjesëmarrjen e gjithsecilit, ky virus nuk është shaka, sa më shpejtë ta pranojmë realitetin e ri he të shtojmë kujdesin, aq më shpejtë mund ti kthehemi normalitetit. Ftoj autoritet e shëndetit publik të rrisin ndjeshëm numrin e të testuarve në komunat tona” deklaroi Blerim Bexheti, kryetari i Komunës së Sarajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button